Rihanna zbulon idhujt e saj të bukurisë!

Mediale Vip

Rihanna zbulon idhujt e saj të bukurisë!

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 21:17
Rihanna

Mbetet një nga artistet më të preferuar të ditëve të sotme, e lançimi i linjës së saj të kozmetikës vulosi faktin se Rihanna di si të jetë një vajzë plot stil. E kuruar deri në detaje, veshjet nuk janë të vetmet që tërheqin vëmendjen gjatë parakalimeve në tapetin e kuq, pasi Riri shfaqet gjithmonë seksi dhe plot hijeshi, e kjo falë stilimit të flokëve dhe grimit. Është imazhi i kopertinës së ELLE, ashtu sikurse ka zbuluar jo pak në intervistën e fundit.

Ajo rrëfen se është e apasionuar së shumti me buzëkuqin, produkt që e ka përdorur që në moshë fare të vogël. Çmenduria më e madhe që Riri ka bërë për modën ka qenë vendosja e korsesë, diçka që do ta bënte sërish nëse do të  ishte nevoja. Prekja e fundit e bukurisë gjatë përgatitjes për një dalje publike ose jo, është konturuesi, që sipas këngëtares shton fantazinë në çdo look.

Ndërsa, kur vjen puna tek flokët, Riri deklaron se dy skajet përmbyllëse të pëlqimit fillojnë me Toni Braxton, e mbarojnë me Cindy Crawford. Sa për këtë të fundit, Rihanna shpjegon se “Cindy kishte flokët më lehtë të përballueshëm, por dhe të mrekullueshëm në të njejtën kohë. Sa për grimin, përzgjedhja e vetme e artistes është Veruschka, sepse siç e cilëson dhe Rihanna vetë “grimi i saj dukej si prekje mëndafshi”. Epo, shumë idhuj për një aspekt të vetëm, apo jo?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat