Ryan Phillippe mohon akuzat për sulm ndaj ish të dashurës

Mediale Vip

Ryan Phillippe mohon akuzat për sulm ndaj ish të dashurës

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 18:17
Ryan Phillippe

Ryan Phillippe ka mohuar akuzat për dhunë në familje nga ish e dashura e tij Elsie Hewitt.

Hewitt iu dha një urdhër i përkohshëm afatshkurtër mbrojtjeje kundër aktorit për akuzën se ai e sulmoi fizikisht. Ajo ka ngritur një padi civile kundër Phillippe, duke kërkuar 1 milion dollar si dëmshpërblim.

Zyra e prokurorisë në Los Angeles ka konfirmuar që Hewitt gjithashtu ka paraqitur një raport të policisë, por se nuk do të ngrihen akuza në këtë rast.

“Pas një shqyrtimi të plotë, u caktua për një seancë dëgjimore gjatë së cilës të dyja palët do të jenë të pranishme, për të detajuar incidentin”, tha një zëdhënës për People.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat