Moderatorja e njohur: I kam vënë flakën tre herë shtëpisë

Mediale Vip

Moderatorja e njohur: I kam vënë flakën tre herë shtëpisë

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 19:57
Suela Demiri

Gazetarja Suela Demiri ishte sot e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan nga ku zbuloi se i ka ‘vënë flakën’ shtëpisë 3 herë ndërkohë që gatuante.

Demiri tha se perpiqet të bëjë shumë punë në të njëjtën kohë dhe kjo është arsyeja përse shpeshherë ka djegur tenxheret.

“Pavarësisht se them se di të gatuaj, flakën ia kam vënë nja tre herë shtëpisë, duke e lënë sobën ndezur. Kam djegur edhe tenxhere. Femrat e kanë zakon, duan të bëjnë 20 punë njëkohësisht. Kështu që unë dua edhe të bëj sallatën me panxhar, edhe ëmbëlsirën, të laj dhe frutat edhe perimet, kuse burrat janë të programuar që të bëjnë vetëm një gjë, por atë që bëjnë e bëjnë të saktë”, tha Demiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat