Fergie reagon për herë të parë pas ndarjes me Duhamel

Mediale Vip

Fergie reagon për herë të parë pas ndarjes me Duhamel

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 17:31
Fergie dhe Josh Duhamel

Ishte një ndër lajmet e trishtueshme të sgtatorit për sa i përket botës së yjeve. Lajmi zyrtar mbi ndarjen e Fergie-t dhe Josh Duhamel nuk ishte ideali për fansat e çiftit, ashtu sikurse erdhi si surprizë për publikun që nuk kishte mësuar asnjë detaj të përngjashëm me të vërtetën. Pas konfirmimit nga vetë Duhamel dhe Fergie, kishte ardhur momenti që kjo e fundit të jepte një deklaratë lidhur me një situatë të tillë.

Gjatë promovimit të albumit të ri, këngëtarja u shpreh se “…po bëhej disi i çuditshëm fakti që na pyesnin edhe më tej mbi lidhjen tonë.” Sipas saj, edhe nëse dikush intervistonte tanimë Duhamel, përgjigja do të ishte e njejtë. “Përballeshim me pyetje të tipit ‘si u njohët’, dhe pretendimi se po mbanim gjallë romancën u bë i lodhshëm. Gjithçka u dukte e çuditshme”. Sa për raportin e tyre me djalin e vogël Axl, Fergie shpjegon se çdo gjë po shkon më së miri, duke theksuar se respekti dhe dashuria për Josh nuk ka munguar kurrë, dhe Axl po ndihmohet edhe nga mësueset në shkollë, për ta sjellë një situatë të tillë brenda kufijve të normales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat