Janet Jackson ndihej “si e burgosur” gjatë martesës me miliarderin

Mediale Vip

Janet Jackson ndihej “si e burgosur” gjatë martesës me miliarderin

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 18:12
Janet Jackson dhe Wissam Al Mana

Këngëtarja e njohur, Janet Jackson duket se së fundmi  ka shijuar një mbrëmje me miq dhe me valltarët dhe ekipin e turneut të saj.

Ky ishte një nga rastet e rralla kur fituesja e pesëfishtë e çmimit Grammy është parë duke festuar së fundmi.

Gjatë martesës së saj pesë vjeçare me biznesmenin e njohur nga Katari, Wissam Al Mana, divorcin me të cilin e ka konfirmuar në muajin maj, Jackson është ndjerë “e fshehur nga miqtë dhe familja”.

Këtë të paktën e ka thënë një person i afërt me familjen Jackson që poashtu ka thënë se “Janet është ndjerë si e burgosur”.

Derisa vëllaui i këngëtares, Randy ka deklaruar se miliarderi 42 vjeçar e ka abuzuar verbalisht bashkëshorten e tij 51 vjeçare, respektivisht motrën e tij, e cila ka lindur djalin Eissa në muajin janar.

Sipas të gjitha këtyre deklaratave të familjarëve dhe miqve, lidhja e Jackson me tashmë ish-bashkëshortin e saj ka nisur kur këngëtarja ishte në një gjendje të rëndë emocionale dhe po kërkonte stabilitet.

Ajo qëndronte keq financiarisht, ishte e shkatërruar nga vdekja e vëllaut Michael në vitin 2009 dhe ishte ndarë nga dashuria e saj shtatë vjeçare nga Jermaine Dupri.

Jackson ishte takuar me Al Mana në hapjen e një hoteli në Dubai në muajin prill të vitit 2010.

“Janet ka jetuar një jetë kogja luksoze me të. Paratë e tij mund të ju ofronin shumë privatësi, gjë për të cilën ajo kishte shumë nevojë. Ai donte shumë një foshnje dhe ajo ishte gati, andaj dukej se e kishte gjetur burrin ideal”, ka thënë tutje një burim i afërt me këngëtaren.

Por sipas këtij burimi, Al Mana kishte dëshirë që të kishte një grua tradicionale myslimane që ndjek të gjtiha traditat.

“Ajo filloi të veshë burka dhe veshje të tjera shumë të gjata. Janet ndihej sikur nuk ishte më vetvetja dhe këto ndalime i pengonin edhe në karrierë”, vazhdon burimi.

“Janet e donte jetën e saj prapa”, përfundon rrëfimin ky burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat