Truku që e bën Middleton të ndihet komfort mbi taka!

Mediale Vip

Truku që e bën Middleton të ndihet komfort mbi taka!

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 21:59
Kate Middleton

Edhe pse paratë nuk figurojnë në listën e problemeve të saj, e pavarësisht famës botërore, edhe Kate Middleton përballet me vështirësitë e jetës së përditshme. Nëse mendoni se nuk është aspak problem që Dukesha e Kembrixhit vesh gjithmonë taka të një lartësie të konsidureshme, gaboheni! Daljet publike kërkojnë një estetikë të tillë nga ana e Kate, ndërsa të gjithë apasionihemi pas modeleve që ajo zgjedh.

Zërat më të fundit që qarkullojnë hedhin dritë mbi një metodë të mundshme që Middleton përdor për të lehtësuar qendrimin mbi taka. Alice Bow ofron shtresa të poshtme lëkure, adapt për pjesën mbështetëse të këmbës në këpucë.

E jo vetëm kaq, pasi çmimi i tyre është mjaft i arsyeshëm – për vetëm 20 dollarë! Sipas një burimi për Vanity Fair, Kate merr disa pako, sepse mendon se kjo është zgjidhja ideale e komfortit mbi taka. Nga ana tjetër, Alice Bow ka deklaruar se është në dijeni të aludimeve të tilla, por nuk dëshiron të prononcohet me asnjë koment, të paktën për momentin. Epo, nëse i përdor Kate, vërtetë ia vlejnë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat