Padi për bluzat me Tupac Shakur

Mediale Vip

Padi për bluzat me Tupac Shakur

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 14:36
Tupac Shakur

Disa nga fotografitë më të famshme të Tupac Shakur janë vjedhur e janë përdorë për t’i vendosur nëpër bluza tek disa nga tregtarët me pakicë.

Kështu të paktën thuhet në padinë e Chi Modu, i cili kishte realizuar këto fotografi të Tupac.

Ai ka thënë që një kompani ka përdorë këto fotografi pa lejen e tij, e cila pastaj ka shitur produktin e saj tek “Urban Outfitters” dhe “Macy’s”, të cilat i kanë shitur për publikun.

Modu kërkon profitet nga të gjitha shitjet e këtyre bluzave si dhe dëmshpërblim.

Image
Tupac Shakur
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat