Albi, vëllai i madh? Pas polemikave, flet nëna e Klaudia Pepës, ja porosia që u jep

Mediale Vip

Albi, vëllai i madh? Pas polemikave, flet nëna e Klaudia Pepës, ja porosia që u jep

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 11:00
Klaudia Pepa me nënën

Albi Nako dhe Klaudia Pepa janë në qendër të vëmendjes prej disa kohësh për shkak të lidhjes së tyre dhe ditët e fundit kanë pushtuar mediat rozë, pasi Klaudia e cilësoi Albin “si vëllain e madh”.

Mamaja e Klaudia Pepës, e pyetur nga “Joq” lidhur me atë që interpretohet së fundmi, ka vetëm diçka për të thënë dhe reagimi i saj është me të vërtetë prekës.

“ARTISTAT kane shpirtin e madh sepse mbartin aq shume njerez brenda shpirtit, mbartin ata me te rendesishmit, per te cilet kercejne apo kendojne e qe ne i quajm “fansa apo ndjekes”.

Edhe nese nuk e kuptojme nje shprehje apo fjale ky nuk eshte faji i atij-asaj qe e thote sepse dihet qe e ka menduar mire ate qe thote dhe ne vend qe ta masakrojme me fyerje ndoshta eshte me mire te perpiqemi ta kuptojme pse e tha ashtu… e c’cfar ka dashur te thote…

Dashurine Klaudia e ka shprehur gjithmone me ciltersine e saje. Me dashuri nuk luhet po dashurohet. Klaudia eshte nje talent qe u perkrah padiskutim nga Albi por pa punen, vullnetin, dhe dashurine per baletin qe ka Klaudia cfar mund te bente nje mesues???

Albi vete e ka cilesuar Klaudien, nje makineri luftarake!!!

Me keqardhje e kam pranuar vendimin e te dyve dhe respektoj cdo vendim qe kane marre sepse askush nga ne ska mundesi te ndryshoje vendimin e tyre, kjo ju takon vetem atyre te dyve. Nese nuk na pelqen shprehim keqardhjen por jo duke fyer, fyer e fyer. Dashuria dhe respekti i ALBIT qe tregoi drejtperdrejte tregon nje vlersim per KLAUDIEN apo jo njerez!!???

Klaudia me shume ciltersi shprehu fjalet qe i ndjen, per marrdhenien dhe bashkpunimin qe do kene ne vazhdim dhe me shume diplomaci nuk ka fyer as popullin SHQIPTAR dhe as ate qe e deshi aq shume, pra ALBIN.

Ajo doli per JU te qetsonte ata qe jane “zemeruar” me ndarjen e tyre per tju thene qe ne jemi ketu per ju mos u shqetsoni…

Duhet mirekuptuar se marrdhenia e tyre qe do te vijoje, do vazhdoje dhe ajo do ta kete Albin si vellain e madh qe keshillohen apo marrin e japin mendime dhe jo ashtu si interpretohet nga komentuesit. Dhe ky mesazh i paster i nje marrdhenie te modelit me te mire qe na kan degjuar veshet nuk kuptohet dhe kane te drejte qe se kuptojne sepse jane mesuar te shikojne te ofendohen apo te flasin negativisht ata qe ndahen.

Pra : Artistet jane tuajet te dashur njerez se per ju punojne dhe ne prindrit e tyre jua kemi dhuruar per tju kenaqur JU por jo…. fyerje JO nuk i meritojne as ata as ne

KLAUDIA & ALBI ju dua shume edhe bashke edhe vec e vec. ZOTI bekofte rruget tuaja!! Na keni dhene kenaqesi dhe ju presim akoma ne bashkepunime sic dini JU te DY!!”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat