Tuna përkrah Dafinën?

Mediale Vip

Tuna përkrah Dafinën?

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 13:08
Tuna dhe Dafina

Të gjithë e mbajmë mend hitin “Vibe”, bashkëpunimin e suksesshëm mes Tunës, Dafina Zeqirit dhe reperit  2po2.

Por, që nga ky bashkëpunim artistet i ndërprenë marrëdhëniet mes tyre për shkak të një mashkulli: Ledrit! Dafina ka qenë në një lidhje të gjatë dashurie me këtë reper, i cili është njëkohësisht një ish- i Tunës.

Kanë kaluar shumë vite dhe tashmë vajzat kanë lënë gjithçka pas! Vetë Tuna pak minuta më parë ka ndarë në Instastory një foto në të cilën prezanton këngën e fundit të Dafinës me titull “Told ya”.

Nuk dihet nëse dy artistet kanë rifituar miqësinë e mëparshme, ama mund të themi se ky është një gjest mjaft pozitiv që përkrahin projektet muzikore të njëra-tjetrës! Bravo Tunës për gjestin!

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat