Ish e dashura e Mozzikut, pozon krahas reperit turko-gjerman

Mediale Vip

Ish e dashura e Mozzikut, pozon krahas reperit turko-gjerman

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 16:08
Mozzik dhe Loredana Zefi

Mozzik u raportuar se është ndarë prej të dashurë, Loredana Zefi.

E gjithë kjo pasi që çifti kishte vendosur të fshijë fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale.

Dyshja ka zgjedhur të heshtë për raportimet e medieve, duke ia lënë kohës ta thotë të vërtetën.

Por, sot Zefi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale teksa shihet në krah të një mashkulli tjetër.

Bëhet fjalë për reperin gjerman, me prejardhje turke, i njohur me nofkën Veysel Hitman.

Kjo ka bërë që dyshimet të përforcohen edhe më tepër se Mozzik dhe Zefi më nuk janë çift dhe kanë zgjedhur të bëjnë jetë të ndryshme prej njëri-tjetrit.

 

@veysel_offiziell überlebt ????

A post shared by Loredana Zefi (@loredanazefi) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat