Pak ditë para martesës, Labi: Dashuria lindi nga frika e një maceje

Mediale Vip

Pak ditë para martesës, Labi: Dashuria lindi nga frika e një maceje

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 19:28
Labi dhe Qendresa

Moderatori nga Kosova, Labinot Gashi i cili drejton programin “1 Kafe me Labin” vazhdon që të jetë një ndër moderatorët më të dashur të ekranit edhe pas 17 vitesh në televizion.

Lbai i ftuar në emisionin “Rudina” ka rrëfyer se do të martohet me datën 15 tetor. Ai gjithashtu ka treguar se si lindi dashuria mes tij dhe të fejuarës së tij Qëndresës.

johja e tyre ka qenë një prej ngjarjeve më interesante që, me siguri, ata të dy e tregojnë sot me shumë humor: “Unë isha me koncerte, atë verë në Ulqin. Po punoja për emisionin dhe në hotelin ku rrija, shikoja Qëndresën çdo ditë me kushërirën e vet dhe me motrën.

Një prej kolegeve të mia, tërë kohën më thoshte “e mirë bre Lab, e mirë bre Lab”. Nga kjo u shtyva edhe më shumë për të parë. M’u duk interesante….”, tregon Labi.

Image

Pas njohjes së parë, asgjë nuk ndodhi, dilnin, shoqëroheshin, derisa, një natë, Labi pa në hollin e hotelit një mace (kafsha që ai dashuron më shumë).

Kurrë nuk mund ta mendonte se mund të lidhej me dikë që kishte tmerrësisht frikë nga macet. Pasi Qëndresa e kishte vënë re, ishte strukur diku dhe ia kishte nisur të qarës nga frika. Kaq ishte… Sfida e Labit sapo kishte nisur. Ai duhet ta bindte që ajo t’i dashuronte macet.

“Pasi dola nga hoteli, aty nisi gjithçka, aty filloi… Pse i ke frikë macet, duhet t’i duash macet, ato nuk të bëjnë keq etj. etj.“ Një mace u bë shkak për një lidhje që është e destinuar të jetë përgjithmonë “Unë i kam thënë veç një gjë – duhesh me dashtë shumë macet.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat