Aaron Carter largohet përkohësisht nga skena

Mediale Vip

Aaron Carter largohet përkohësisht nga skena

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 20:16
Aaron Carter

Këngëtari Aaron Carter ka konfirmuar se për një kohë nuk do të jetë i pranishëm në publik, pasi që do të merret me jetën e tij private.

“Ne do të shihemi së shpejti dhe do të jem i gatshëm të këndoj të gjitha këngët e mia direkt”, ka thënë ndër tjerash këngëtari 29-vjeçar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga përfaqësuesi i Carter, Steve Honig, i cili ka thënë se Aaron ka vendosur që t’i përkushtohet shëndetit të tij.

Carter më herët ka pasur probleme me ligjin, pasi në korrik ishte arrestuar nga policia, por këngëtari kishte deklaruar se e gjithë kjo kishte ndodhur me qëllim të prishjes së famës së tij.

Pak kohë më vonë, Carter ka zbuluar orientimin e tij biseksual dhe një fite më vonë njoftoi edhe për ndarjen nga e dashura e tij, Madison Parker.

Por, mediat shkruajnë se ndarja e tyre nuk ka të bëjë për shkak të orientimit seksual të Carter, pa dhënë detaje tjera lidhur me ndarjen.

Në fillim të shtatorit, Carter kishte dashur të vrasë veten dhe për qëllimin e tij ai e kishte njoftuar një mik të tij. Duket se të gjitha këto kanë shtyrë këngëtarin që për disa momente t’i përkushtohet gjendjes së tij mentale dhe atë larg publikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat