Historia që u mbajt e fshehtë nga dasma: Çfarë më bëri Geti që u shpërfytyrova në ceremoni

Mediale Vip

Historia që u mbajt e fshehtë nga dasma: Çfarë më bëri Geti që u shpërfytyrova në ceremoni

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 22:52
Marina

Marina ka treguar një histori komike që nuk e kishin bërë publike kurrë më parë dhe madje as të ftuarit e dasmës nuk e kishin kuptuar. Moderatoja ka rrëfyer se si hëngrën bukë peshku në vend të tortës, pasi nuk u kishin treguar se cili kat hahej.

Ja çfarë rrëfeu ajo:

"Këtë histori e di vetëm mami, motrat dhe familja e Getit! Askush tjetër! Kur po afrohej torta, vjen një prej organizatorëve të dasmës dhe më thotë në vesh që ‘e fundit hahet’. Unë mendova se bëhej fjalë për të poshtmen. Marrim thikën ne për ta prerë dhe thika ngec. E presim, unë e fus pirunin dhe kur e pash që ishte e bardhë, mendova se ishte tortë akulli dhe nuk e kuptova pse ishte aq e fortë, por marr një kafshatë. Geti merr një copë shumë të madhe dhe ma fut të gjithën në gojë. Dhe kur ma futi në gojë, e kuptova që ishte bukë peshku. As unë as Geti nuk e dinim. Unë kur e provova, u shpërfytyrova. Dhe kastile thashë që meqë e përjetova unë, le ta përjetonte dhe Geti. Mora copën që kisha në pirun dhe atë që shkëputa nga goja ime dhe i thashë Getit: ‘Haje se është e mirë! Dhe ia fut atij të dyja copat në gojë. Pastaj shmanga pjesën e shampanës dhe dolëm në plazh ku e pështymë pa na parë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat