E tallën për zërin kur ishte e vogël, sot është këngëtarja më e njohur

Mediale Vip

E tallën për zërin kur ishte e vogël, sot është këngëtarja më e njohur

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 09:30
Shak

Kur ajo ishte në shkollë dhe sapo kishte filluar hapat e parë të muzikës, mësuesi i kësaj lënde e përjashtoi nga kori i saj i shkollës pasi mendonte se ajo nuk kishte lidhje me muziken dhe kur këndonte dukej si një dhi.

Është fjala për Shakirën, ndër këngëtaret më të mira në botë, dhe njëra nga më të pëlqyerat nga artistët, por që në shkollën fillore nuk u vlerësua sa duhet, madje edhe u ofendua duke e krahasuar me një kafshë, që sipas mësuesit të muzikës ashtu dukej.

Shumë njerëz e konsiderojnë Shakirën si një talent të madh, ndërsa shkrimtari i shquar Gabriel García Márquez ka shkruar: Muzika e Shakirës është e paimitueshme sepse është e mbushur me ritëm, të cilin askush tjetër nuk mund ta zotërojë si ajo. Nisur nga mosha e re dhe sensuliteti i saj i pafajshëm duhet të pranoj, që muzika e Shakirës është një shpikje”.

Është ky një vlerësim i jashtëzakonshëm, që vjen për yllin latin të muzikës nga një nobelist i letërsisë. Biondia bukuroshe, që me lëvzijet dhe ritmet sensuale arriti të pushtojë zemrat dhe mendjet e miliona dashamirësve të muzikës në të gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat