Familja e brengosur: Kylie tepër e re për t’u bërë nënë

Mediale Vip

Familja e brengosur: Kylie tepër e re për t’u bërë nënë

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 16:44
Kylie Jenner

Lajmi për shtatzëninë e Kylie Jenner (20) ka befasuar të gjithë, pasi që anëtarja më e re e familjes Kardashian shpesh kishte deklaruar se do të dëshironte të bëhet nënë në moshë të re.

Ajo është në muajin e katërt të shtatzënisë. Kylie dhe i dashuri i saj Travis Scott (25) janë në lidhje që nga prilli i këtij viti dhe presin të kenë një vajzë.

Derisa të dy ata janë të lumtur për shkak të këtij lajmi, familja e saj është e shqetësuar, pasi konsideron se ajo është naive dhe tepër e re për të qenë nënë.

“Kylie nuk është e vetëdijshme se sa do të ndryshojë jeta e saj”, ka thënë një burim pranë familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat