Fjalia që sipas Zanfinës ka mbytur shumë ëndrra

Mediale Vip

Fjalia që sipas Zanfinës ka mbytur shumë ëndrra

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 20:05
Zanfina Ismaili

Zanfina Ismaili ka një mendim interesant sa i përket realizimit të ëndrrave

Këngëtarja ka postuar një status interesant kur është në pyetja realizimi i ëndrrave, sidomos i vajzave shqiptare.

“Çka kanë me thonë njerëzit”, është fjalia që sipas Zanfinës prish ëndrrat e shumë vajzave shqiptare.

Zakonisht shumica e femrave shqiptare para se të bëjnë karrierë qoftë në art apo edhe në fusha të tjera udhëhiqen nga paragjykimi se çfarë do të thonë të tjerët për punën e saj.

Në këtë rast kur përdoret kjo thënie ka edhe epitete të ndryshme për vajzën që merret me atë fushë.

Megjithatë, viteve të fundit kjo fjali pothuajse nuk ekziston dhe shumica e femrave shqiptare janë të lira për të realizuar ëndrrat e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat