Ndalohet në kontrollin e pasaportave për shkak të dukjes së saj

Mediale Vip

Ndalohet në kontrollin e pasaportave për shkak të dukjes së saj

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 22:45
Natalia Dzenkiv

Këngëtarja Natalia Dzenkiv e gjeti veten të befasuar kohët e fundit kur u ndal për një kontroll të pasaportave pasi po udhëtonte në shtëpi nga Turqia.

Por, nuk ishte një ndalesë rutinore, në fakt, ishte një kompliment mjaft i mirë. Zyrtarët dyshuan se po përdorte pasaportën e dikujt tjetër – për shkak të moshës së saj.

Besoni apo jo, Natalia është 41-vjeçare.

Dhe pikërisht paraqitja e saj jashtëzakonisht rinore e futi atë në telashe. Zyrtarët në kontrollin e pasaportave dyshuan se ajo ishte 20 vjet më e re dhe po përdorte një pasaportë të një gruaje më të vjetër.

Natalia, që njihet më mirë si Lama, tha: “Kur kuptova arsyen e arrestimit tim, fillova të qeshja”.

Në asnjë mënyrë për të provuar identitetin e saj ndryshe, ishin fansat e Natalia që erdhën në shpëtim duke e njohur atë, disa  iu afruan asaj duke i kërkuar autografe.

Ajo përfundimisht u lejua të kalonte.

Sa i përket sekretit të saj për dukjen, fansi Oleg Petrov shtoi:

“Ajo është vegjetariane dhe ha vetëm fruta dhe perime, prandaj ajo duket aq e mirë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat