Afërdita Dreshaj çmendurisht në dashuri me Jakub Kindl, feston katërvjetorin e lidhjes

Mediale Vip

Afërdita Dreshaj çmendurisht në dashuri me Jakub Kindl, feston katërvjetorin e lidhjes

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 22:52
Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj njihet si një nga femrat më seksi shqiptare. Tash, ajo po feston një përvjetor të rëndësishiëm.

Këngëtarja e njohuri shqiptare, Afërdita Dreshaj, po feston një datë të rëndësishme për romancën e saj me Jakub Kindl. Çifti ka katër vjet që janë bashkë në një lidhje.

Afërdita nuk ka mundur të fshehë gëzimin e saj, duke postuar një foto në InstaStory. Në këtë platformë sociale, ajo shihet e lumtur përkrah hokeistit çek.

Kjo foto e Afërditës vjen pas një përplasje të saj me gazetarët, pas raportimeve të medieve për të, të cilat spekuluan për një vardisje të ndaj Lumi B.

Ajo u arsyetua duke thënë se me Lumi B nuk ka asgjë, por e respekton si kushëri. E gjitha eskaloi pasi ajo iu referuar Lumit në rrjetin social Instagram si “harbo”.

Bukuroshja bionde edhe pse ka katër vjet që është në lidhje me Jakub Kindl, ka pasur një aferë publike me reperin Agon Amiga, duke ndikuar në ndarjen e këtij të fundit nga bashkëshortja, Egzona. Por, kjo nuk duket se ka ndikuar që Jakub të mësojë nga afera dhe të marrë masa ndaj të dashurës së tij.

Afërdita Dreshaj pritet t’i kthehet shpejt projekteve të saj në skenën muzikore shqiptare. Ajo megjithatë nuk është një prej emrave më të kërkuar për koncerte. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat