Kylie Jenner poston foton e parë pas raportimeve se ajo është shtatzënë

Mediale Vip

Kylie Jenner poston foton e parë pas raportimeve se ajo është shtatzënë

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 17:36
Fotografia e publikuar nga Kylie Jenner

Kylie Jenner është kthyer në mediat sociale pas raportimeve se ajo pritet të bëhet nënë.

Njëzetvjeçarja e shout Keeping Up With the Kardashians, ka postuar një foto me shoqet e saja, të veshura me rroba të bardha.

Jenner është parë javën e kaluar në festivalin e muzikës së iHeart Radio në Las Vegas, ku kishte performuar i dashuri i saj Travis Scott me të cilin është në lidhje prej muajit maj.

Para se të bashkohej me Jenner, Scott ishte në Majami për të performuar në Fontainebleau.

Derisa Jenner dhe Scott ende nuk kanë komentuar për raportimet për shtatzëninë, familja e saj është shprehur e shqetësuar, duke thënë se Kylie është tepër e re për t’u bërë nënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat