Lindi fëmijën e vetme, këta janë 2 meshkujt që mbështetën Majlindën kur Majk e braktisi

Mediale Vip

Lindi fëmijën e vetme, këta janë 2 meshkujt që mbështetën Majlindën kur Majk e braktisi

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 19:13
Majlinda me djalin e saj

Tanimë i gjithë publiku është njohur me historinë e Majlindës, vajzës së bukur nga Kosova e cila dikur ishte e dashura e reperit të famshëm Majk. Majlinda sot është nënë e një djali. Gjatë lidhjes me reperin ndodhi një shtatzëni, që këngëtari e refuzoi. Mirëpo vajza nuk pranoi të hiqte dorë, pavarësisht se u nda nga i dashuri. Ajo e vazhdoi e vetme pritjen e fëmijës së saj të parë.

Sigurisht që ky nuk është një vendim i lehtë për një vajzë shqiptare, por Majlinda u bë e fortë. E me ç’kemi kuptuar ajo krejt e vetme nuk qe kurrë, sepse familja i ka dhënë mbështetje të madhe. Nga rrjetet sociale shihet qartazi ajo është një vajzë që jeton mirë (nga ana materiale) dhe familja e saj kujdeset që të mos i mungojë asgjë të bijës. Kështu bënë edhe gjatë shtatzënisë së vajzës së tyre tashmë beqare.

E dy prej meshkujve që i qëndrojnë aq afër, ajo i ka prezantuar sot, në Intagram. Ata janë babai dhe vëllai. Tashmë Majlinda dhe Majk kane rikthyer komunikimin për hir të të voglit, por marrëdhënia si çift vazhdon të mos funksionoje. Roani bukurosh po rritet me mamin, por shpesh takon edhe babi Majkun.

Image
Babai dhe vëllai
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat