Shfaqet Amanda Bynes, ndryshim drastik në dukjen e saj

Mediale Vip

Shfaqet Amanda Bynes, ndryshim drastik në dukjen e saj

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 15:28
Amanda Bynes

Amanda Bynes është shumë larg dukjes së saj para tre vjetësh.

Në vitin 2014 Bynes pati një krizë mentale publike, e cila pushtoi të gjitha media dhe rrjetet sociale.

Kriza emocionale, ku Bynes kërcënoi që do të vras babin e saj, flinte nëpër markete, kishte gënjyer se ishte fejuar etj… bënë që ajo të përfundonte në një spital psikiatrik kundër dëshirës së saj.

Që nga kjo kohë 31 vjeçarja ka vazhduar studimet për modë dhe dizajn, mirëpo nuk kishte pasur ndonjë paraqitje publike.

E kur ylli i “She’s the Man” është parë këtë javë në Los Angeles, shumë prej fansave ishin të shokuar.

Dukja e saj ishte tërësisht ndryshe, ajo dukej më e shëndetshme dhe shumë e lumtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat