Mia e vogël e Rudina Magjistarit tashmë 'aktore' filmash

Mediale Vip

Mia e vogël e Rudina Magjistarit tashmë 'aktore' filmash

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 12:51
Rudina Magjistari me bashkeshortin

Është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, por gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private.

Megjithatë këtë herë Rudina Magjistari ka publikuar në rrjete sociale një foto nga udhëtimi i saj familjar në Selanik, ku shfaqet bukuroshja e saj Mia. 

Përveç fotos ku sërish Rudina është kujdesur të mos ekspozojë fytyrën e vajzës, ajo ka treguar njëkohësisht edhe bukurinë e këtij qyteti grek.

Gjithashtu Magjistari ka shkruar: “Kjo foto me eshte dukur gjithmone si skene filmi,”-përfundon moderatorja e njohur. 

Rudina është tashmë prej vitesh e lidhur me Xhavit Bajrami, me të cilin ka dhe vogëlushen Mia. 

Megjithatë moderatorja e emisionit “Rudina” tregohet gjithnjë shumë e rezervuar sa i përket jetës private dhe janë shumë të rralla rastet kur ajo ekspozon familjen e saj. 

Ajo është tashmë një nga figurat më të njohura dhe të vjetra të ekranit, ku tashmë prej vitesh ndodhet në Tv Klan dhe gjithashtu edhe në ekrane të tjera në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat