Plas keq/ Nxehet Valbona Selimllari, Fiori Dardha lë spektaklin

Mediale Vip

Plas keq/ Nxehet Valbona Selimllari, Fiori Dardha lë spektaklin

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 23:47
Robert Aliaj, Valbona Selimllari dhe Fiori Dardha

Ka plasur sërish sherr mbrëmjen e sotme në "Dance with me".

Pas kërcimit të Xhenit e Benardit, Roberti iu drejtua kastit me fjalët: "Të gjithë këta hanë dajak nga burrat", çka bëri që Fiori të nxehej e të kundërshtonte.

"Bashkëshorti im as nuk e çon nëpër mend të ngrejë dorën mbi mua. Mjer gruaja jote", i tha Fiori. 

Në këtë moment ndërhyri Mehdi Malkaj i cili iu drejtua Robertit: "Jep dorëheqjen", ndërsa Roberti në replikën e tij i përmendi faktin që ai është në pension.

"Është tragjike të vdesësh para pensionit, jo të dalësh në pension", ja ktheu Mehdiu, por përgjigja e Robertit e nxehu edhe më shumë situatën. "Karagjoz", i tha Roberti-Mehdiut.

Më pas ndërhyri edhe Valbona e cila e nxehur tha se e mbështet Robertin pasi ai ka të drejtë. "Kjo është një e vërtetë e dhimbshme. Meshkujt shqiptar në të shumtën e rasteve janë të dhunshëm. Fiori, Berti nuk t'u drejtua ty", tha Valbona.

"Iu drejtua kastit, unë jam pjesë e kastit", tha Fjori dhe la mikrofonin duke u çuar në këmbë e duke lënë spektaklin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat