Reperi Majk është bërë baba për herë të parë disa muaj më parë, Majlinda solli në jetë djalin që e pagëzuan me emrin Roan.
Majlinda pothuajse çdo ditë publikon imazhe të reja të Roanit, i cili po rritet dita-ditës.
Tashmë mëngjeset e saj janë më ndryshe prej herave të tjera, e këtë gjë e tregoi edhe ajo përmes një fotografie të postuar në Insta-Story.
“Vetëm duke parë buzëqeshjen tënde ma zbukuron ditën”, ka shkruar ajo sipër fotos së djalit ku shihet i buzëqeshur që në mëngjes.