Arbana Osmani lajmëron, portieri Gigi Buffon pjesë e ‘Dua të të bëj të lumtur’

Mediale Vip

Arbana Osmani lajmëron, portieri Gigi Buffon pjesë e ‘Dua të të bëj të lumtur’

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 22:07
Arbana Osmani

Mbrëmjen e kaluar në stadiumin në Shkodër u luajt ndeshja Shqipëri-Itali. Edhe pse me zemër të gjithë shqiptarët mbështesin Kombëtaren, nuk mund të mohohet preferenca e shqiptarëve ndaj futbollit italianë dhe futbollistëve italianë.

Moderatorja e njohur Arbana Osmani, mesa duket ka shfrytëzuar këtë moment që ekipi italian ka qenë në Tiranë, për të bërë pjesë e emisionit të saj, një nga portierët më të dashur në botë, Gigi Buffon.

Programi “Dua të bëj të lumtur” do fillojë së shpejti dhe mesa duket portieri italian do të jetë pjesë e emisionit, por ajo nuk na ka zbuluar asnjë detaj për pjesëmarrjen e tij në emision, a është për të bërë dikujt surprizë. Cili do jetë fatlumi vallë?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat