Do të rikthehet në 'Dance with me'? Fiori Dardha tregon vendimin që ka marrë

Mediale Vip

Do të rikthehet në 'Dance with me'? Fiori Dardha tregon vendimin që ka marrë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 22:38
Fiori Dardha

Mbrëmjen e djeshme u bë bujë e madhe në rrjet që pas reagimit të Fiori Dardhës në ‘Dance with me’ e cila pas debatit me Robert Alinë tha se e kishte të papranueshme të vazhdonte më spektaklin.

Gjithçka u duk se u zbut pasi Fiori u rikthye të ngjitej edhe një herë në skenë por mesa duket pasi ajo ka reflektuar pas spektaklit nuk e ka parë të arsyeshme të kthehet.

Pyetur nga Blitz.al mbi këtë vendim Fiori shkurt e thjeshtë u përgjigj se nuk mund të shkelte mbi parimet e saj dhe ndonëse nuk ka ndodhur asgjë tjetër përveç asaj që ndodhi ‘live’ në spektakël sërish ajo e ka të pamundur të rikthehet.

Ajo tregon se nuk ka diçka personale me Robertin por me fjalët e tij të cilat për Fiorin, tejkaluan çdo kufij. Nga ana tjetër moderatorja e ‘Boom’ tregon se ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun si dhe po kënaqej pa masë në këtë format, por kjo zgjedhje që ka bërë është një herë e përgjithmonë, duke na bërë me dije kështu se nuk bëhet më fjalë për ndonjë rikthim të mundshëm të hënën që vjen.
Tani mbetet vetëm të presim për emrin që produksioni do të vendosë për të zëvendësuar Fiorin. Kujtojmë se kjo është e dyta e larguar pas Linda Reit nga ‘Dance with me’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat