Nuk fshihen më/ Noizy poston foto me të dashurën: I shpreh hapur dashurinë

Mediale Vip

Nuk fshihen më/ Noizy poston foto me të dashurën: I shpreh hapur dashurinë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 23:30
Noizy dhe Naomi

Disa muaj më parë, lidhja e tyre u bë publike pas postimeve të saj në rrjetet sociale ku shihej mjaft e afërt me reperin shqiptar, i cili madje edhe gatuante për të.

Mirëpo, pas një periudhe të gjatë heshtjeje nga të dy, Noizy mesa duket ka vendosur ta pranojë publikisht lidhjen e tij me Naomi-n, vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Si kurrë më parë, reperi ka postuar një foto ku shihet krah bukuroshes që jeton në Zvicër.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Naomi, e cila ka postuar foto dhe video krah reperit të famshëm, teksa presin në aeroport. Të dy ata i kanë shoqëruar fotot e tyre me ikona zemrash, duke mos ngurruar të shprehin hapur dashurinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat