Jolie dhe Paltrow thonë se ishin viktima të ngacmimit seksual nga Weinstein

Mediale Vip

Jolie dhe Paltrow thonë se ishin viktima të ngacmimit seksual nga Weinstein

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 09:05
Harvey Weinstein

Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow janë dy aktoret e tjera që pretendojnë se ishin viktima të ngacmimeve seksuale nga producenti i Hollivudit Harvey Weinstein.

Të dyja thanë se incidentet ndodhën në fillimet e karrierës së tyre.

Ato u janë bashkuar një varg aktoresh që akuzojnë Weinstein për ngacmime.

Të martën, ai mohoi akuzat në revistën The New Yorker.

Gruaja e Weinstein, dizajnerja Georgina Chapman, tha të martën se është duke u ndarë nga ai.

"Zemra më është thyer për të gjitha gratë që kanë vuajtur dhimbje për shkak të këtyre veprimeve të pafalshme", tha 41-vjeçarja për People.

Chapman ka lindur në Londër dhe është bashkëthemeluese e linjës  së modës “Marchesa”. Me 65-vjeçarin Weinstein, kanë dy fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat