Producenti hollivudian akuzohet për ngacmime seksuale

Mediale Vip

Producenti hollivudian akuzohet për ngacmime seksuale

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 10:48
Producenti i njohur hollivudian, Harvey Weinstein.

Revista The New Yorker, ka raportuar se producenti hollivudian, Harvey Weinstein, ka ngacmuar seksualisht 13 gra, tri prej të cilave kanë thanë se edhe i ka përdhunuar.

Paditësja e cituar në The New Yorker, ka thënë se ajo nuk e kishte zbuluar rastin për 20 vite, nga frika se Weinstein, mund ta dëmtonte atë.

Sipas revistës, policia kishte incizuar një bisedë të Weinstein me një grua italiane, në një korridor të hotelit, në mars të vitit 2015. Por, për këtë rast, autoritetet vendosen që të mos ngrisin akuza.

Ndërsa, veprime të tilla padyshim që janë hedhur poshët nga Weinstein.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat