Rezarta Shkurta përlotet live në studio, ja mesazhi që ka për bashkëshortin në burg

Mediale Vip

Rezarta Shkurta përlotet live në studio, ja mesazhi që ka për bashkëshortin në burg

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 08:13
Rezarta Shkurta

Rezarta Shkurta emocionohet dhe nuk flet dot gjatë kur pyetet për bashkëshortin Ermalin. E ftuar në Pasdite në Top Channel ajo ka rrëfyer momentet e para pas arrestimit të Ermal Hoxhës. “Kur ndodhi ngjarja, atë kohë isha shumë e dehur, e mpirë, e hutuar për ta kuptuar çfarë po ndodh. Ne kishim vajzën 1 vjeçe. Ishim në kulmin e lumturisë. Ishte shumë e vështirë është pak ta thuash…” tha ajo e përlotur.

“Personi që na jep kurajo të dyve është vajza jonë Hera. Nuk e di nëse ajo ka arritur ta kuptojë nocionin baba! Edhe ajo ditët e para kur ndodhi ngjarja as nuk hante, as nuk flinte mirë”, shton ajo ndërsa flet për vajzën e saj.

E ka të pamundur të flasë gjatë pasi lotët nuk e lënë të komentojë ditët e Herës pa babain, takimet e Rezartës me bashkëshortin dhe surprizat e ditëlindjeve. E sigurt që ai po e ndjek intervistën e saj  ajo, i thotë publikisht “Te dua’’.

Rezarta Shkurta flet edhe për raportet me miqtë, artistët dhe karrierën si këngëtare dhe zbulon se përse nuk e ndjek Zajminën në Instagram, duke zbuluar kështu një kuriozitet të medias rozë dhe publikut që do të dijë më shumë rreth marrëdhënies së tyre.

“Në fakt nuk e kam ndjekur kurrë. E kam Instagramin për biznes dhe ndjek vetëm ato. Nuk ka ndonjë hatërmbetje për këtë gjë. ‘’  Sa për miqtë, duket se nuk ka shumë. Përmend Elgit Dodën dhe konfirmon lidhjen e tij me Klea Hutën. “E kam uruar para një viti kur e mora vesh”, tha ajo duke qeshur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat