Miriam Cani jep lajmin surprizues, së shpejti ajo dhe Albani drejt një hapi të rëndësishëm

Mediale Vip

Miriam Cani jep lajmin surprizues, së shpejti ajo dhe Albani drejt një hapi të rëndësishëm

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 11:49
Miriam Cani, Alban Skënderaj dhe Ameli

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj njihen si një ndër çiftet më simpatikë në showbizin shqiptar. Ata janë në një lidhje të gjatë së bashku, e tashmë janë bërë edhe prindër të një vajzë, Ameli.

Edhe pse lidhja e tyre ishte zyrtare prej disa vitesh, ata nuk kanë bërë ende një ceremoni martesore.

Por e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”,  këngëtarja u shpreh se edhe pse nuk e kanë një datë të caktuar ende, ata do të organizojnë një ceremoni martesore.

Miriami tregoi se këtë vit at e kanë menduar shpesh dasmën e tyre, por angazhimet dhe ardhja në jetë e Ameli, duket se nuk e  kanë gjetur kohën e mjaftueshme për të bërë këtë hap tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat