Skandali, flet për herë të parë producenti që kërkon seks në këmbim të karrierës

Mediale Vip

Skandali, flet për herë të parë producenti që kërkon seks në këmbim të karrierës

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 08:26
Harvey Weinstein

Pas skandaleve të publikuara së fundmi, producenti Harvey Weinstein, e ka pranuar se ndodhet në një moment të vështirë dhe se shpreson që të ketë një shans të dytë. Në prononcimin e tij të parë pas ngjarjeve të pakëndshme që u zbuluan, ai theksoi se ka kërkuar ndihmë për të tejkaluar këtë situatë të vëshirë. Uajnstin u shpreh se të gjithë bëjnë gabime në jetë.

Producenti i njohur i Hollyvvodit, Harvey Weinstein, është prononcuar për herë të parë për mediat që prej skandaleve seksuale që u publikuan së fundmi, ndërsa e pranoi se ndodhet në një moment të vështirë, por u shpreh se ajo që kërkon është një shans i dytë. Gazetarët dhe paparazët amerikanë e panë 65-vjecarin teksa largohej nga banesa e vajzës së tij në Los Angeles dhe patën mundësi që të zhvillonin një bisedë të shkurtër. Weinstein u kërkoi që të mos e ndiqnin, ndërsa me qetësi u tha se nuk po kalonte një situatë të mirë. Ai u shpreh se ka kërkuar ndihmë në tejkalimin e kësaj gjendjeje.

“Djema nuk po kaloj mirë, por po përpiqem. Duhet të marrë ndihmën e nevojshme. E dini çfarë? Të gjithë bëjmë gabime. Ajo që shpresoj është që të kem një shans të dytë”, – tha ai.

Harvey Weinstein është një prej producentëve më të njohur të Hollyvvood-it, e megjithatë, figura e tij është goditur rëndë pas akuzave të ardhura nga aktore me famë botërore. Angelina Jolie raportoi se kishte patur një eksperiencë të pakëndshme me 65-vjeçarin. Gjithashtu, tre gra të tjera që u prononcuan për revistën Nevv Yorker thanë se ishin përdhunuar nga producenti por akuzat e tyre do të duhet të provohen nga Gjyakata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat