Vazhdon sherri mes aktorëve të “Fast and Farious”

Mediale Vip

Vazhdon sherri mes aktorëve të “Fast and Farious”

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 08:28
Fast and Furious

Kur lajmet për shtyrjen e “Fast and Furious 9” u bënë publike, nuk pati ndonjë reagim të madh publik me shpresën se ishte një shkëputje e shkurtër.

Megjithatë, disa orë më vonë, arsyeja e vërtetë është zbuluar: Dwayne ‘The Rock’ Johnson dhe Jason Statham po punojnë për një projekt të titulluar: “Hobbs and Shaë”.

Kur ky lajm u bë publik, Tyrese Gibson ka reaguar përmes postimeve të shumta në Instagram, duke e quajtur Johnson një klloun. Ai gjithashtu ka shtuar se protagonisti po përpiqet ta bëjë të vetin këtë film.

Vin Diesel, i cili ka qënë personazhi kryesor që prej serisë së parë tëfilmit, është përpjekur të qetësojë situatën, duke thënë: “Do të ishte e padrejtë të themi se nuk është faji i asnjërit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat