Elcin Sangu në gjyq - Duan të më shkatërrojnë të ardhmen...

Mediale Vip

Elcin Sangu në gjyq - Duan të më shkatërrojnë të ardhmen...

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 08:55
Elcin Sangu dhe Muyesser Ses

Tashmë prej disa muaj është përfolur mosmarrëveshja e aktores Elcin Sangu me ish menaxheren e saj, Basay Okay. Çëshja në fjalë është hapur përsëri dhe ndër të tjerë ka dëshmuar edhe mamaja e Elcin, Muyesser Ses.

"Basay ka reaguar keq ndaj fansave të vajzës time, jo vetëm duke e mërzitur atë por edhe duke e dëmtuar. Qëllimi i saj ishte vetëm t'i prishte Elcin-it të ardhmen e saj." - ka thënë mamaja e Defnes flokëkuqe.

Ndër të tjera, Muyesses ka treguar se Basay dhe Elcin janë njohur vite më parë dhe kanë bashkëpunuar shpeshherë aq sa mund të konsideroheshin mikesha, por gjërat nuk vajtën ashtu siç priteshin.

"Basay ka dhënë deklarata abuzive ndaj Elcin të cilat e kanë lënduar. Komente të këqija kemi marrë edhe nga fansat dhe kompanitë prodhuese. Në vënd që të jepte leksione aktrimi apo ta mbështeste Elcin, Basay nuk kontribuoi asnjëhërë." - ka thënë mamaja e Sangus e cila është ndërprerë më pas nga avokati i Okay-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat