Meda shfaqet i lumtur krah bashkëshortes

Mediale Vip

Meda shfaqet i lumtur krah bashkëshortes

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 12:39
Meda dhe gruaja e tij

Këngëtari i njohur Meda vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga publiku për zhanrin të cilin e këndon.

Ai është shumë i kërkuar për të kënduar në dasma e ahengje familjare të ndryshme.

Jo të paktë në numër, janë edhe fansat të cilët e ndjekin atë në rrjetet sociale, në të cilat është herë pas here aktiv.

 

Ne Dasem te Muhamet Sejdiu

A post shared by Meda (@mehdin_pergjeqaj) on

Së fundmi, Meda ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet krah bashkëshortes së tij.

Ai duket shumë i lumtur në krahët e saj, teksa së bashku mbrëmë kanë qenë të pranishëm në një aheng familjar.

Dyshja në fjalë janë të martuar prej vitesh dhe kanë së bashku tre fëmijë.

Pavarësisht se janë përfolur më parë në media për ndarje, këto thashetheme, duket se këngëtari u jep fund me lumturinë që tregon në fotografinë me bashkëshorten. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat