Blake Lively zbulon se është ngacmuar seksualisht nga një artist make-up

Mediale Vip

Blake Lively zbulon se është ngacmuar seksualisht nga një artist make-up

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 14:13
Blake Lively

Blake Lively ka rrëfyer se është ngamuar seksualisht nga një artist make-up ndërkohë që ka qënë në xhirimet e një filmi.

Aktorja 30-vjeçare ka shpjeguar se personi në fjalë ka bërë veprim të papërshtatshme ndaj saj, duke insistuar që të lyente buzët e saj me gisht dhe madje e ka filmuar atë ndërkohë që ajo flinte.

Pavarësisht se Blake kishte bërë me dije producentët për këtë incident shqetësues, ajo tregon se personi është larguar nga projekti por nuk i është dhënë dënimi i merituar.

Ky rrëfim i aktores ka ardhur pas reagimit që ajo bëri lidhur me skandalin e abuzimit seksual të producentit amerikan, Harvey Weinstein..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat