Dua Lipa, pjesë e reklamës së telefonave të mençur “Google Pixel”

Mediale Vip

Dua Lipa, pjesë e reklamës së telefonave të mençur “Google Pixel”

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 17:15
Dua Lipa

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Ajo së fundi ka dhënën një intervistë për revistën amerikane “Time” teksa ka folur për ditët e para të karrierës si këngëtare.

Pos si artiste, ajo ka filluar të ftohet të merr pjesë edhe në reklama të markave botërore.

Atë së fundi mund ta shohim në spotin e telefonit të mençur “Google Pixel”. Pixel 2 do të vijë në variantet Kinda Blue, Clearly White dhe Just Black. |

Çmimi i telefonit pritet të jetë 650 dollarë për modelin 64GB dhe 750 dollarë për modelin 128GB.

Ndryshe, kënga e fundit e Dua është “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar rreth 380 milionë herë në YouTube.

Lipa ka nisur një turne anembanë Britanisë së Madhe ndërsa po punon në projekte të reja muzikore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat