Renee ia paguan borxhet të dashurit të saj

Mediale Vip

Renee ia paguan borxhet të dashurit të saj

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 18:21
Renee Zellwegger dhe Doyle Bramhall

Renee i paguan borxhet të dashurit me kartelën e kreditit derisa të mos rikuperohet nga divorci.

Edhe pse janë në lidhje që pesë vjet, Renee Zellwegger (48) ende pret që i dashuri i saj Doyle Bramhall (48) të ndahet nga bashkëshortja Susannah Melvoin.

Çifti ka shkëputur lidhjen para dy vjetësh, para se këngëtari dhe Renee të fillojnë romancën, por divorci u vonua.

Ish-çifti kanë së bashku dy fëmijë dhe Susannah nga Doyle kërkon alimentacion të lartë.

Gjykata ka paraqitur dokumentet në të cilat thuhet se Doyle nuk ka aq të hyra për të paguar shumën, të cilën e kërkon  Susannah. Nga dokumentet shihet se Doyle jeton me aktoren dhe ajo ia paguan borxhet me kartelat e kreditit, të cilat kapin shumën ndërmjet 4000 deri 5000 dollarë në muaj.

Ajo po ashtu vitin e kaluar ka paguar 60.000 dollarë të shpenzimeve të tija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat