Kontabilisti i vodhi 2.5 milionë dollarë Marc Anthony-t

Mediale Vip

Kontabilisti i vodhi 2.5 milionë dollarë Marc Anthony-t

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 06:15
Marc Anthony

Marc Anthony ka disa miliona më pak në xhirollogarinë e tij, e këtë gjë e ka kuptuar vetëm së fundmi.

Sipas prokurorëve në New York, Kyle Tessiero, i cili ka punuar në një kompani të kontabilitetit, ka marrë miliona dollarë duke përdorë llogaritë bankare të Marc nga viti 2009 deri në vitin 2017.

Sipas dokumenteve ligjore Tessiero ka përdorë Amex-in e Marc, duke shpenzuar 2.5 milionë dollarë.

Ky mashtrim i tij është zbuluar në gusht të këtij viti, pas një auditimi të jashtëm.

Ndaj Kyle Tessiero është ngritur aktakuzë ku ai përballet me 25 vjet burgim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat