Çiljeta Xhilaga shtatzënë, në ashensor? Si reagon këngëtarja pas këtij prezantimi

Mediale Vip

Çiljeta Xhilaga shtatzënë, në ashensor? Si reagon këngëtarja pas këtij prezantimi

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 08:42
Çiljeta Xhilaga

"Floorless" është titulli i filmit që shumë shpejt do ta rikthejë Çiljetën si aktore. Një projekt i cili ka disa vite punë, do të pushtojë kinematë që nga data 19 tetor. Pak ditë para premierës së filmit, Çiljeta ka ndarë edhe për miqtë e saj një video në të cilën ajo përjeton një situatë jashtë së zakonshmes ose asaj që ne kemi imagjinuar gjithmonë brenda profilit të artistes.

E ftuar mbrëmjen e sotme në Top Magazine për të folur më shumë për filmin, Çili ka shpjeguar edhe rolin e saj për këtë film. “Floorless”, që rikthen showgirl-in në kinematografi, është një profil ndryshe i filmave shqiptarë, një thriller psikologjik i realizuar në pjesën më të madhe të tij në ashensor. Siç tha Çili, sjellja e këtij filmi për publikun shqiptar është një risi, meqenëse tematika e filmave shqiptarë ka qenë larg kësaj që artistët sjellin në "Floorless.”

Megjithatë, pas prezantimit që Alban Dudushi i bën situatës së Çiljetës, ajo ka një reagim të pazakontë.

“Imagjinoni një situatë: Çiljeta shtatzënë, në ashensor...” – tha Albani duke pasur parasysh rolin e Çiljetës në filmin e ri: “Dhe ti e nise shumë bukur.... Çiljeta Xhilaga shtatzënë, në ashensor. Edhe ky e tha dhe unë thashë ‘obobo, portalet tani’” – ia ktheu me të qeshur Çiljeta. Albani i kujtoi Çilit se nga portalet nuk shpëton dot, por, të paktën këtë herë, do të flasin për premierën e filmit të ri.

Natyrisht, Çili është mësuar e çmësuar me lajmet për veten në portale. Edhe pse pothuaj gjithmonë është treguar e hapur me mediat, nuk kanë qenë të pakta edhe rastet kur portalet kanë abuzuar me lajmet në lidhje me të. Jo më kot, këngëtarja është treguar më e rezervuar kohët e fundit sidomos sa i përket jetës private dhe lidhjes me portierin e Kombëtares Alban Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat