Kendall Jenner nuk do lidhje serioze me yllin e NBA-s

Mediale Vip

Kendall Jenner nuk do lidhje serioze me yllin e NBA-s

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 13:36
Kendall Jenner dhe Blake Griffin

Familja Kardashian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë botërore.

Kendall Jenner ka kohë që flitet se është në lidhje me basketbollistin amerikan të NBA-s, Blake Griffin.

Por, modelja nuk dëshiron të ketë një lidhje serioze me yllin e Oklahoma City Thunders.

Një burim për revistën “People” ka pohuar se 28-vjeçari po synon që Kendall të jetë e dashura e tij, mirëpo, anëtarja e familjes Kardashian nuk dëshiron lidhje me të shkaku i orarit të ngjeshur që ka.

“Atij po i pëlqen”, ka thënë ky burim, derisa ka shtuar se edhe modeles i pëlqen basketbollisti.

Thashethemeve i “vunë” zjarr dyshja pasi janë së bashku para një muaji në Long Beach.

Ndryshe, basketbollistin do ta shohim edhe sezonin e ardhshëm në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat