Beckham përcillet nga djali në aeroport

Mediale Vip

Beckham përcillet nga djali në aeroport

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 14:52
Victoria dhe Brooklyn Beckham

Victoria Beckham ishte veshur e tëra në të zeza përpos këpucëve të saj të bardha, teksa u shoqërua nga djali i saj, Brooklyn, për në aeroport.

Ajo e kishte vizituar të birin në New York, ku edhe po qëndron për studime, ndërsa vizita e saj përfundoi këtë javë, teksa Brooklyn dhe e ëma u përshëndetën në aeroportin JFK.

Ish-ylli i Spice Girls, pas vizitës së saj, u kthye sërish në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat