“Amfar” eklipsohet nga skandali seksual

Mediale Vip

“Amfar” eklipsohet nga skandali seksual

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 15:31
Aktorja Julia Roberts

Elita hollivudiane mori pjesë në galanë vjetore Amfar për të mbështetur kërkimet për AIDS-in mes skandalit të abuzimeve seksuale që ka përfshirë producentin Harvey Weinstein.

Çështja eklipsoi mbrëmjen, e vetëm disa artistë guxuan të kalonin para gazetarëve, duke e lënë si rrallëherë të boshatisur tapetin e kuq. 

Aktorja Julia Roberts u nderua në gala për mbledhjen e fondeve, për përkushtimin afatgjatë kundër SIDA-s. 

Deri më tani Amfar ka grumbulluar 480 milionë dollarë me qëllimin për të zbuluar një kurë për sëmundjen vdekjeprurëse nga 2020-ta. 

Aktorja e "Pretty Woman" tha se beson se kura për është vetëm pak vite larg. 

"Mendoj se sëmundjes po i vjen fundi. Por pikërisht tani na duhet më shumë forcë për të mbërritur në finish", deklaroi ajo. 

Ylli i muzikës pop Fergi, e cila performoi me dy këngë të saj në gala, e pyetur për skandalin “Weinstein” tha se fenomeni i abuzimit me pushtetin duhet të marrë fund, ndërsa aktorja Michelle Rodriguez deklaroi se fakti që rasti kishte dalë në dritë, tregonte se Hollivudi po shkonte në drejtimin e duhur. 

"Është diçka e bukur të shohësh gjithë këto gra të fuqishme që ngrihen në këmbë dhe thonë: Jo! Kjo nuk është mënyra e duhur", tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat