Rrëfehet Anxhelina: Kështu u njoha me Haxhi Shalën, ja çfarë më premtoi

Mediale Vip

Rrëfehet Anxhelina: Kështu u njoha me Haxhi Shalën, ja çfarë më premtoi

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 07:58
Anxhelina Shala

Anxhelina Shala u spekulua si e dashura e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, ndërsa thashethemet arritën në media kur ajo i publikoi disa fotografi të përbashkëta me deputetin dhe disa mesazhe që pretendonte se i kishte shkëmbyer me të.

Gjatë emisionit, ajo është prezantuar si këngëtare duke thënë se kishte realizuar një këngë deri më tani, ndërsa në emision kishte ardhur nga Gjermania.

Në rrëfimin e saj, ajo ka treguar se ishte njohur me deputetin gjatë luftës dhe pas luftës kishin qenë bashkë, dhe pas një ndarjeje nuk ishin takuar për 17 vite, kurse pastaj ishin ritakuar në Berlin dhe lidhja e tyre kishte zgjatur deri më tani kur edhe janë ndarë pas publikimit të fotografive.

Ajo ka pohuar se e ka ditur se Haxhi Shala ishte i martuar dhe se kanë diferencë moshe prej dhjetë vitesh. Më tej, Anxhelina ka theksuar se kishte pasur plane jetësore ma Haxhiun, porse në momentin kur ai e ka mohuar lidhjen, e kishte kuptuar se gjithçka kishte marrë fund.

Në këtë emision, Anxhelina e ka treguar edhe tatuazhin që e kishte bërë për ish-të dashurin e saj dhe kuptimin e atij tatuazhi. Ajo ka thënë se ka humbur shumë miq dhe familjarë, pasi është kuptuar lidhja e tyre.

Në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni versionin e Anxhelinës për lidhjen me deputetin Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat