“Ndarja” me Pique, reagon më në fund Shakira

Mediale Vip

“Ndarja” me Pique, reagon më në fund Shakira

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 08:26
Shakira dhe Pique me djalin e tyre

Prej disa javësh në mediat rozë po qarkullonte lajmi për ndarjen e çiftit të famshëm Gerard Pique dhe Shakira. Por pasi Pique ja u mbylli gojën të gjitha mediave duke publikur disa foto ku dukej qartë që mes tij dhe bashkëshortes së tij Shakira nuk ka probleme, ka reaguar edhe vetë këngëtarja.

Këngëtarja e njohur Shakira i ka quajtur gënjeshtra shkrimet në media javëve të fundit, lidhur me “ndarjen” e saj nga Pique. Madje ajo është shprehur me fjalë të mëdha për bashkëshortin e saj, duke e quajtur të rrallë në sport.

“Jam bashkë me të dhe shumë e lumtur. Kemi një familje të shëndoshë së bashku. Zemra e tij rreh për Barcelonën. Është e vështirë të gjesh një futbollist besnik si ai ndaj skuadrës. Mendoj se nuk ka para në botë që mund ta largojë atë nga Barcelona. Shumica e futbollistëve sot janë bërë mercenarë, ndërsa Pique nuk është i tillë”, është shprehur 40 vjeçarja.

Cifti kanë së bashku dy fëmijë: Milanin dhe Sashën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat