Të dashuruar sa më s’ka! Ja çfarë i bën Marina, Getit

Mediale Vip

Të dashuruar sa më s’ka! Ja çfarë i bën Marina, Getit

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 09:22
Marina dhe Geti

Një muaj më parë çifti Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Pas dasmës, ashtu siç e do zakoni Marina dhe Geti udhëtuan në muajin e mjaltit ku destinacion kishin Xhamajkën.

Tashmë çifti po shijojnë ditët e para si të martuar dhe nga ajo që ndajnë me ndjekësit në rrjete sociale, Marina dhe Geti duken shumë të lumtur.

Në llogarinë e saj në Instagram, Marina ka postuar një video në të cilën shfaqet në një moment romantik me Getin, teksa i hidhet në përqafim me vrap.

Kujtojmë që Getoar Selimi është ndër reperët më të suksesshëm shqiptar i cili pritet që shumë shpejt të vije me një këngë solo, pas bashkëpunimit ” High 4 Real” me anëtarët e ‘Babastars’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat