Gerard Butler rrëzohet nga motoçikleta, dërgohet në spital

Mediale Vip

Gerard Butler rrëzohet nga motoçikleta, dërgohet në spital

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 18:33
Gerard Butler

Aktori skocez pëlqen motorin e tij, por të hënën pësoi aksident trafiku.

Gerard Butler (47) sot përfundoi në spital, pas aksidentit të trafikut në Los Anxhelos.

Një automobil e ka shtyrë Butler derisa ishte duke vozitur me motoçikletë dhe ai është rrëzuar.

Urgjentisht është dërguar për në spital dhe duket se lëndimet nuk janë aq serioze.

Mediat amerikane raportojnë se aktori nuk ka pësuar fraktura.

Aktori aktualisht po promovon filmin e tij të ri "Geostorm".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat