Pse s’ka foto të fëmijëve të Kutcher e Kunis në rrjetet sociale?

Mediale Vip

Pse s’ka foto të fëmijëve të Kutcher e Kunis në rrjetet sociale?

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 22:00
Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

Ju nuk do të gjeni fotografi të Ashton Kutcher dhe bashkëshortes së tij, Mila Kunis, e fëmijëve, Wyatt Isabelle dhe Dimitri Portwood në rrjete sociale.

Të paktën jo fotografi që ata i shpërndajnë vetë.

Kutcher, babai i dy fëmijëve ka treguar se ai dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur që vajzën e tyre 2 vjeçare e gjysmë dhe djalin 9 muajsh ta mbajnë larg nga vëmendja e njerëzve dhe mediave, aq gjatë sa ata mundem.

“Ne kemi një llogari private në rrjetet sociale në kuptimin që ne ndajmë fotografitë dhe momentet tona familjare me familjarët tanë, ashtu që gjyshërit t’i shohin mbesën e nipin”, ka thënë 39 vjeçari Kutcher në një intervistë.

“Ne nuk ndajmë fotografitë e fëmijëve tonë në mënyrë publike sepse ne mendojmë se të qenit fytyrë publike është një zgjedhje personale. Gruaja ime dhe unë kemi zgjedhur një karrierë që na bën të jemi në qendër të vëmendjes së publikut, por fëmijët tanë jo. Mendojmë se ata kanë të drejtë të zgjedhin për këtë vetë kur të rriten”, ka thënë tutje Kutcher për Huffington.

Ai ka thënë se jeta e tyre private është e tyre dhe nuk duhet të ketë ai ose bashkëshortja të drejtë për ta falur atë.

“Profili yt social është i yti, dhe nuk duhet ta krijojë dikush tjetër atë për ty”.

Aktori ka thënë poashtu se pavarësisht që ai është shumë i zënë dhe i dhënë pas aktrimit, ai primare në jetë e ka të qenit prind.

“Unë jam babai i Wyatt dhe Dimitrit, gjithçka tjetër është sekondare”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat