Sa serioze është lidhja mes Scott Disick dhe Sofia Richie?

Mediale Vip

Sa serioze është lidhja mes Scott Disick dhe Sofia Richie?

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 23:22
Scott Disick dhe Sofia Richie

A po bëhen serioze gjërat mes Scott Disick dhe Sofia Richie?

Varet se kë e pyesni për këtë.

Ylli 34 vjeçar i “Keeping Up With the Kardashian” dhe vajza 19 vjeçare e Lionel Richie janë në lidhje qysh nga muaji maj, në kohën kur është mbajtur edhe Festivali i Filmit në Kanë.

Për muaj me radhë, ata kanë mohuar se janë në lidhje dashurie, deri në kohën kur ata filluan të postojnë fotoghraf të njëri-tjetrit në rrjete sociale dhe u panë duke u puthur në Miami.

“Nga ana e Scott nuk është serioze, nga ana e Sofia po”, ka thënë një burim i afërt me Richie për E! News.

“Ajo e thërret Scott si të dashurin e saj dhe ata kalojnë shumë kohë së bashku. Scott e pëlqen shoqërine e saj për shkak se ajo është më e matur se mosha që ka dhe nuk pëlqen të kalojë shumë kohë në festa gjatë natës. Ajo është e duhura për të”, ka thënë tutje ky burim.

Qysh nga koha kur ka nisur lidhja e Disick dhe Richie në Francë, çifti ka kaluar kohë në Los Angeles, Santa Barbara, Miami, Las Vegas dhe Meksikë.

Asnjëri nga partnerët nuk ka komentuar mbi lidhjen e tyre, por në muajin shtator, një burim tjetër ka thënë se Richie mendon se Disick mund të jetë i duhuri për të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat