Hollywoodi i kthen shpinën producentit Weinstein

Mediale Vip

Hollywoodi i kthen shpinën producentit Weinstein

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 13:20
Harvey Weinstein

Personaliteti hollivudian, Jeffrey Katzenberg e ka cilësuar Harvey Weinstein si një prej “përbindëshave” në Hollywood.

“Pa asnjë dyshim, ai është një përbindësh” ka thënë ish drejtori i kompanisë për prodhimin e filmave Dream Work, Katzenberg, transmeton KosovaPress.

“Problemi është që personat e tillë funksionojnë si tufë ujqsh dhe ai nuk është i vetëm në këtë dhe kjo është arsyeja pse kemi nevojë të gjejmë një zgjidhje dhe mënyrë për tu përballur me të tilla situata, ”deklaroi ai. Numër i konsiderueshëm i aktoreve hollivudiane, përfshirë këtu edhe aktoret më të mira si Gwyneth Paltrow, Angelina Jolie dhe Mira Sorvimo janë lajmëruar që kanë qenë seksualisht të abuzuar nga producentët gjatë karrierës së tyre, transmeton KosovaPress. Që nga raportimi i këtij muaji, Hollywoodi i ka kthyer shpinën  producentit Weinstain.

Katzenburg, që ka qenë udhëheqës i Walt Disney Studios deri me 1994 dhe vetë mbikëqyrësi i Weinstein, Katzenberg ka inkurajuar gratë që kanë folur për dhunimet dhe ka cekur që secili person me përgjegjësi ekzekutive në Hollywood e ka për detyrë të adresojë këto probleme që situata e Weistein ka vënë në dukje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat